Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij.


I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur të premten, njofton policia, raporton Klankosova.tv.