Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë.


Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klankosova.tv

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në njoftimin e Policisë.