Arrestohen dy persona nga Neproshteni , i kërcënuan dhe morrën para nga punonjësit e një kazinoje

Më 24.04.2024 në ora 10.50 dhe në orën 12.25 zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni i Tetovës, nën dyshimin se rreth orës 04.00 në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazince nën kërcënimin e armëve të zjarrit, nga punonjësit kanë marrë para. Ata janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi të dokumentohet çështja do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS