Sherr me thika në Tiranë, vdes i riu

Një sherr ka ndodhur mes të rinjve në Shkozë, në Tiranë.


Në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh. Sherri më pas ka degraduar në përdorimin e thikave. Një 18-vjeçar ka marrë plagë të rënda, dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Viktimë mësohet se ka mbetur Aurelio Dervishi.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në reagimin e policisë.