Përballje Kasami-Ahmeti në zonën 6!

I ashtuquajturi “Fronti Europian” i përbërë nga BDI, PDSH, ASH Partia e Romëve, Partia e Turqve ka bërë gati propozimet për listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 8 majit.


Ajo që merret vesh është se “Fronti Europian” me në krye BDI-në në zonën 1 do të garojë me Blerim Bexhetin, në zonën 2 me Sadulla Durakun, në zonën 5 me Ziadin Selën.

Ndërsa në zonën ku fitohen më shumë mandate të deputetëve shqiptar, zonën 6, do të ketë “luftë titanësh”, ku do të përballet kreu i BDI-së Ali Ahmeti me kreun e Lëvizjes BESA dhe kryetarin e Tetovës Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.

Përndryshe, nga VLEN në zonën 1 pritet që bartës të jetë Izet Mexhiti, në zonën 2 Afrim Gashi, në zonën 5 Salim Sulejmani dhe në zonën 6 zgjedhore Bilall Kasami.