Pasi tentoi të shes oborin e shkollës Blerim Sejdiu, reagon BDI-Zhelinë: Turp do të përgjigjesh

“Nëse do të duhej të përshkruhej me një fjalë situata e krijuar me shitjen e vakëfit në f.Stremnicë dhe së fundmi shitja e një pjese të oborit të shkollës së fshatit, do të ishte E TURPSHME.
Pushteti lokal ka humbur vetëdijen totalisht, duke ju afruar fundi nuk din çka bën.
Borxhi ka aritur në 4 milion euro, këshilltarët 14 seanca pa paguar, administrata komunale dhe ajo e ndërmarjes publike me muaj pa rroga të mara, komisionerët për zgjedhjet lokale të pa paguar, me xhiro llogari të bllokuar, borxhli gjithëandej, i ka ngelur të shes çka t’i del përpara, gjithë kjo ashtu siç më dihet pa ndonjë procedurë trasparente dhe ligjore.
Bëjmë thirje publike, të ndaloj sa më shpejt ky cirk i dëmshëm për qytetarët dhe në asnjë menyrë të mos preken pronat publike që janë në interes të qytetarëve. Çdo kush që pretendon se është mbi Ligjin e ka shumë gabim dhe një ditë do të jep llogari për të gjitha pisllëqet e bëra.
#StopVjedhjes
#DoPërgjigjeni” thuhet në ragimin e BDI- dega Zhelinë.


Blerim Sejdiu tenton të shes oborin e Shkollës në Strimnicë!? (FOFO/VIDEO)