Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, gjatë kësaj të diele, janë “përplasur” nga distanca, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, veçanërisht pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se si pjesë të Qeverisë së ardhshme preferon opozitën shqiptare – VLEN.


“Mos ke frikë Arben, nuk ta marrim Mickoskin, ne kërkojmë besimin e qytetarëve” – ka qenë reagimi i menjëhershëm po në Facebook të Bujar Osmanit.

Ndryshe gjatë kësaj të diele, Mickoski në një prononcim për mediat, deklaroi se pjesë e qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni VLEN, duke pohuar se nuk ka dëgjuar si kusht nga opozita shqiptare çështjen e ndryshimeve kushtetuese.