Blerim Sejdiu tenton të shes oborin e Shkollës në Strimnicë!? (FOFO/VIDEO)

Skandal pas Skandali po bën kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ditë më parë portali TS raporti denoncimet e 300 banorëve që kishin parandaluar shitjen e një vakëfi për varrezat e fshatit Strimnicë të komunës së Zhelinës. Nuk kanë kaluar as dy ditë me urdhër të Blerim Sejdiut dikush tenton të merr oborin e Shkollës për përfitiime private. Siç raprtojnë në adresë të TS, është bërë kanali për tu vendosur një murë mbrojtës dhe për tu uzurpuar gjysma e oboroit të shkollës.
“Pas syfyrit ka ardhur ky hekur dhe në mëngjes herët është bërë kanali që më pas të vendosët një murë ku do të ndahet gjysma e oborit për përfitime personale. Kjo është bërë me lejen e kryetarit të komunës së Zhelinës pa lejen e drejtorit të shkollës dhe fshatit” thotë prë TS një banor i cili dëshironte të ngelej anonim.
Sipas tij qëllimi i këtij muri është që dera hyrëse e shkollës të vij deri tek ky muri që më pas të shfrytëzohet pjesa tjetër për rrugë deri tek pronat e një bashkëfshatari për interesa personale.


Për TS gjithashtu thotë se pasi bashkëfshatarët e panë këtë hile, kenë reaguar menjëherë.
“Pasi në mëngjes pamë bagerat duke bërë kanal, kemi reguar si bashkëfshatarë ka qenë edhe kryeplaku i katundit dhe e kemi ndaluar që sot është mbushur kanali” vazhdon më tej duke theksuar se i gjithë fshati mund të shpall Non Grata Blerim Sejdiun pasi e dyta herë po mundohet të shet toka që janë RM.

Ndryshe të njetin rast po e ka bërë edhe në fshatin Trebosh duke shitur një tokë e cila është e fshatit./TS

FOTO kur është hapur kanali për tu vendosur muri ndarës i oborit