Ndërron jetë 76 vjeçarja në Gostivar, këto janë dyshimet e para

Dje (13-mars) në ora 08:10 në SPB-Tetovë është raportuar se para një shtëpie familjare në Gostivar është gjetur pa shenja jete 76-vjeçarja S.O. Mjeku nga Ekipi I Ndimës urgjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, kurse sipas burrit të saj, Q.O. (75) me të cilin ata jetonin së bashku në shtëpi, ajo rreth orës 04:00 kishte shkuar në kuzhinë e cila kishte qenë e lidhur me derën e ballkonit, kështu që me shumë gjasa ka ra nga ballkoni. Prokurori publik dhe ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar kanë kryer inspektim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit të pajetë të së ndjerës është kryer autopsi. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS