A janë te ne qytetarët bartës të sovranitetit shtetëror? Kushtetuta formalisht thotë po por realiteti thotë jo

Ejup Berisha


Ndodhemi në prag të mbajtjes së dy palë zgjedhjeve, kështu në muajt prill dhe maj të këtij viti pritet që te ne të mbahen zgjedhjet Presidenciale dhe ato parlamentaret. Dhe tani këtu para mbajtjes së tyre çuditërisht në ambientin politik ka filluar të mbretëron një gjendje më e shtendosur që për ata që nuk i njohin mir karakterin dhe personalitetin e realtë të politikanëve të këtushëm mund tu duket se ka filluar të mbizotëron një e ashtuquajtur idilje qetësie e mbushur përplot me lumturi, apo dhe kinse kemi një ambient politik më ndryshe me plot qetësi dhe relaks. Në shikim të parë krijohet pë
rshtypja sikurse gjithçka është duke ecur mirë dhe në rregull apo siç thonë në vendet ku flitet gjuha angleze kinse gjithçka
është cool. Kjo duket se ështe kështu pasiqë gjithçka ka filluar të frymon me ndryshe politikanet psh po duken sikurse të kenë ardhur nga vendet me te civilizuara dhe me te edukuara te botës duke e pare faktin se këta gjatë kohë nuk kemi pasur mundësi që ti shohim dhe ti takojmë shumë shpesh këtej nga ne. Kjo për faktin se ata pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të kaluara me shpejtësi të madhe kanë shtegëtuar apo kanë emigruar diku tjetër, dhe gjatë kohë nuk janë parë askundi këtej, përpos që kanë qenë të dukshëm në ekranet televizive apo dhe nëpër portale të ndryshme të cilat funkcionojnë në vendin tonë. Dhe meqë tani i kemi të gjithe politikanët këtu te ne të aktivizuar në terren në tentim për të kërkuar vota dhe për të siguruar përkrahje nga qytetarët të njejtët kanë filluar që të flasin but dhe qetë sikurse të mos kishin qenë ata të më parshmit të cilët ne i dimë dhe i njohim mirë shumë më herët.Këta po flasin aq qetë dhe ëmbël saqë krijohet përshtypje se fjalët e tyre janë më të ëmbla se çokolatat e njohura nga Gjermania Milka. Këta politikanë gjithashtu po sillen but dhe po mundohen që përmes intrigave dhe mashtrimeve të padukshme për opinionin të aktrojnë se kinse janë tepër të kujdesëshëm, të vemendshëm, të matur si dhe shumë te arsyeshëm. Kështu këtu te ne këta të politikës para pak javëve kanë zbritur me këmbë në tokë pas fluturimit gati katër vjeçar të tyre mbi retë e qiellit të largët dhe tepër të lartë politik. Ky realitet nga ana tjetër u ka lindur shpresa të ndryshme qytetarëve se kinse ja politikanët iu kthyen bazës apo se ata iu kthyen vetë atyre. Kur është në pyetje ambienti i tanishëm politik qytetarët mendojnë se në të ka ndodhur ndonjë ndryshim real dhe qensor sa i përket çasjes së aktorëve politik në skenën politike të vendit tonë duke filluar në raport me ta si qytetar si dhe ndaj shtetit në përgjithësi. Sado joreale dhe fiktive të jenë këto shpresa të qytetarëve megjithate për pak çaste dhe kohë ja vlenë që të shijohet ëmbë
lsia e përkohshme formale e tyre. Eshtë interesante se në këtë periudhë politikanët kanë filluar të përdorin fjalor përplot me fjalë të mira dhe pozitive si psh demokraci,tolerancë,mirkuptim,butësi,transparencë,respektim të të drejtave dhe të lirive të njeriut, pavarsi etj etj. Psh atë që nuk kanë pasur mundësi që ta dëgjojnë qytetarët gjatë katër viteve të mandatit politik i cili po u përfundon politikanëve të tyre të tanishem, tani e dy muaj me radhe gjatë periudhës që do të zhvillohet fushata parazgjedhore këta do të kenë mundësi ti dëgjojnë të gjitha.Psh në këtë periudhë shumë shpesh do të mund të dëgjohen fjalët sovranitet dhe sovran të cilat iu dedikohen qytetarëve. Pra shumë shpesh do të dëgjohet ajo se qytetarët janë sovrani apo se të njëjtët janë bartës të sovranitetit shtetëror dhe politik. Dhe parashtrohet pyetja se athua vallë qytetarët e këtushëm a janë sovranët përgjigja është formalo juridikisht Po pasiqë në Kushtetutën e RMV-së në nenin 2 mund të lexohet kjo dispozitë themelore “Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti del nga qytetarët dhe i njejti u takon qytetarëve të RM-së”. Nëse në aspekt formal kjo është kështu në aspekt faktik qytetarët nuk janë sovranët apo bartës të tij pasiqë i njejti su takon atyre por ai u takon politikanëve pasiqë këta e kanë përvetësuar padrejtësishtë atë. Në realitet qytetarët e kanë humbur një pjesë të sovranitetit të tyre në dobi të sovranitetit politik. Kështuqë të gjithe perveç politikanëve të cilët kërkojnë vota nga ana e qytetarëve askuj në këtë shtet nuk i intereson se si e kanë gjendjen shpirtërore dhe materiale qytetarët e këtij vendi,dhe se cilat janë dëshirat dhe nevojat e tyre reale dhe të domosdoshme në ambientin politik. Dhe për fund për te qenë qytetarët sovran apo bartës të këtij të fundit këta duhet të kenë të paktën ndikim real mbi politikanët por dhe mbi rrjedhat politike të vendit në përgjithësi. Apo shkurt e shqip thënë qytetarët për të qenë sovran këta duhet të kenë mundësi që ti ndërrojnë elitat politike nga pushteti e ti dërgojnë në opozitë nëse të njëjtët e humbin besimin te ta.