Borussia Dortmundi e fitoi betejën e parë me Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Futbollistët e ekipit gjerman ishin të pandalshëm dhe i shihje në krejt pjesët e fushës.

Kjo mund të ketë qenë edhe njëra prej arsyeve se përse fitoi ekipi Verdhezi, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë e skuadrës. Kemi mundur të shënonim më shumë gola, por edhe ata kanë mundur ta bënin këtë. Ja pse rezultati na shkon për shtati, në sytë e mi. Ne kemi vrapuar shumë, por është e rëndësishme ta bësh këtë në ndeshje si kjo. Duam ta zëmë një vend për në finalen e Wembleyt, tash na nevojitet veç një barazim në lojën e kthimit, por duam të fitojmë edhe në javën që vjen”, ka thënë pas lojës trajneri i Dortmundit, Edin Terzic, duke e përshëndetur angazhimin e lojtarëve të tij.

Ekipi gjerman ka vrapuar mbi 9 kilometra më shumë se skuadra e Luis Enriques (110,1 kilometra kundër 119,7).

Këto statistika e kanë goditur shumë shtypin francez, i cili e ka kritikuar trajnerin spanjoll dhe lojtarët që i vendosi ai në fushën e blertë.

“Një diferencë domethënëse, e cila e anulon faktin e posedimit të topit: 54% është mjaft e ulët në raport me atë të kilometrave të përshkuar. Edhe në lojën e parë të çerekfinales kundër Barcelonës, numrat ishin thuajse të ngjashëm: 110,7 km, të cilët e kishin sjell një tjetër humbje”, shkruajnë mediat franceze.