Dy tetovarë janë përplasur në Burgun e Idrizovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njëri nga ata ka përdorur edhe thikë duke i shkaktuar lëndime të burgosurit tjetër.


“Më 01.05.2024 në ora 23.40 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 17:30 në këtë burg, i dënuari P.P.(38) nga Tetova është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dënuari E.N.(38). Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.