Tetovari e rreh babain e tij 90-vjeçar

Dje mbrëma (18-nëntor) rreth orës 22:30, në rrugën “Gjorce Petrov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin S.A. nga Tetova. Ai më parë është raportuar se kishte vepruar në mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht babain e tij nëntëdhjetë vjeçar. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.