Qyteti kanadez feston lindjen e diellit pas 30 netësh

Qyteti kanadez feston lindjen e diellit pas 30 netësh


Kanadezët në qytetin veri-perëndimor të Inuvik mirëpritën lindjen e diellit pas më shumë se 30 netësh.

Qyteti Inuvik që shtrihet në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, përjetoi atë që njihet si fenomeni i netëve polare.

Një natë polare, një fenomen kur nata zgjat më shumë se 24 orë, shkaktohet nga rrotullimi i Tokës në raport me pozicionin e diellit.

Banorët e qytetit Inuvik e pritën me festime lindjen e diellit pas më shumë se një muaji.