Tottenhami merr fitoren e radhës në Premierligë

Tottenham Hotspur ka regjistruar fitoren e dytë rresht dhe të dhjetën e këtij sezoni në Premierligë.


Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Ndeshja e zhvilluar në “City Ground” përfundoi me rezultatin 0:2.

Richarlison (45+2’) dhe Dejan Kulusevski (65’) realizuan golat e fitores për Spurs.
Vendasit ia dolën të shënonin përmes Anthony Elanga (58’), por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Vlen të theksohet se skuadra londineze mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Yves Bissouma (70’).

Tottenhami pas kësaj fitore ka 33 pikë dhe renditet i pesti në tabelë.

Nottinghami ndodhet në pozitën e 16-të me 14 pikë.