Liverpooli ndan pikët me Man Unitedin, humb pozitën e liderit

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 17-të në Premierligë, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.


Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola.

Të dy skuadrat regjistruan raste shënimi, mirëpo që asnjëra prej tyre nuk i konkretizuan me gol.
Liverpooli ka humbur pozitën e liderit pas këtij barazimi, e cila tani mbahet nga Arsenali.

“Të Kuqtë” renditen në pozitën e dytë me 38 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa si e treta. Të dy këto skuadra kanë nga një pikë më pak se “Topçinjtë”.

Manchester United është i shtati me 28 pikë.