Kosova me katër medalje nga Evropiani i Hapur që u mbajt në Prishtinë

Një e artë dhe tri të bronzta ishte bilanci i medaljeve që ekipi kosovar në xhudo fitoi në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë.


Në një atmosferë të shkëlqyer në kryeqytetin e Kosovës, edhe më shumë shkëlqyen xhudistët tanë.

Akil Gjakova ishte kryefjala e këtij kampionati, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë “JUDO CHAMPIONSHIPS PRISHTIN 2023 DRENA Jhonjo onjo ****** RUGOVE RUGOVE ©Kosovo Olympic Committee”
Në një duel të vështirë, Akil Gjakova fitoi në “Golden Score” me waza-ari ndaj italianit Manuel Lombardo.

E pas fitores, atmosfera në palestër ishte fantastike, teksa fjalët e Akilit ishin: Kosova është këtu!

Akil Gjakova ishte fantastik duke shënuar fitore të njëpasnjëshme deri në finale, duke i kaluar pa problem kundërshtarët që i kishte përballë.

Përveç tij, medalje të bronzta fituan edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.

Distria Krasniqi në luftë për të bronztën triumfoi ndaj xhudistes sllovene, Kaja Kajzer në “Golden Score”.

Kampionia olimpike pati punë me xhudistë me kategori më të rënda se vet, por kjo nuk e pengoi të fitonte medaljen e bronztë.

Distria shënoi tri fitore radhazi, ndërsa u ndal në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson Levy.

E në kategorinë e njëjtë, medalje të bronztë fitoi edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova.

Ajo në luftë për këtë medalje mundi xhudisten franceze, Priscilla Gneto, shkruan Gazeta Express.

Gjithsej, ajo realizoi katër fitore dhe një humbje.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, personat që praktikojnë artet marciale dhe teksti
E befasia e ëmbël e këtij kampionati ishte padyshim Dardan Cena.

Dardan Cena e ka fituar medaljen e bronztë duke e mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Ishte një përkrahje e madhe për xhudistët kosovarë me një numër shumë të madh të tifozëve të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.