Fitore bindëse e Bayernit ndaj Stuttgartit

Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë, pas humbjes ndaj Eintracht Frankfurtit xhiron e kaluar.


Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sonte ndaj Stuttgartit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 3:0.
Harry Kane (2’, 55’) dhe Kim Min Jae (63’) realizuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Bayerni pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe është i dyti në tabelë, me katër pikë më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.

Stuttgarti është i katërti me 31 pikë.