Sindikata e Diplomatëve të RMV-së është e shqetësuar nga deklarata e fundit e ministrit Osmani për interesimin e tij të dukshëm vetëm për pagën e tij dhe në asnjë moment nuk i referohet pagave të ulëta që janë bërë standard në ministrinë që ai drejton.


Nga atje thonë se është për t’u habitur që personit të parë të diplomacisë nuk i intereson se me sa të ardhura jetojnë diplomatët profesionistë.

Ata shtojnë se Sindikata në disa raste ka paralajmëruar se paga mesatare në MPJ është nën mesataren në vend, e po ashtu është më e ulëta në krahasim me diplomatët në rajon.

“Kërkojmë urgjentisht që pagat e diplomatëve të rriten në të njëjtin raport me pagat e zyrtarëve, aq më tepër që barra e punës së përditshme është mbi ata me të ardhura nën mesataren kombëtare. Në të njëjtën kohë, ne i hedhim poshtë plotësisht arsyetimet e papranueshme se nuk ka zgjidhje ligjore aktuale për të respektuar të paktën statusin diplomatik, kur Ligji aktual për Punët e Jashtme parashikon lejimin e titullit diplomatik, i cili në këtë moment përbën një bruto të turpshme. 163 denarë për titullin më të lartë diplomatik ambasador”, thonë nga Sindikata.