Kitarat e Clapton do të shiten 2 milionë dollarë

Dy kitara ikonë, me të cilat kanë luajtur për dekada, muzikanti Eric Clapton dhe Kurt Cobain i grupit Nirvanas, mund të shiten secila nga 1 deri në 2 milionë dollarë, kur të dalin në ankand në muajin nëntor.


“The fool” quhet kitara e Eric Clapton, një kitarë e lyer, e pikturuar, e famshme për tingujt e saj unikë. Eric dhe kitara e tij ishin të pandarë për 50 vite. Kitara e Kurt Cobain, e quajtur “SkyStang I”, me të cilën ai luajti në turin e koncerteve “In Utero”, nuk përdorej gjithmonë nga kitaristi por vetëm në raste të veçanta.

Një pjesë e parave kur kitara të shitet, do të shkojë për bamirësi, siç ka vendosur familja e tij. Rekordi botëror për shitjen e një kitare është vendosur në qershor të vitit 2020, përsëri me një kitarë të Kurt Cobain, e cila u shit për 6 milionë dollarë.