Milioneri australian në kërkim të asistentit që do të udhëtojë me të, ofron pagë mujore prej 35 mijë eurosh

Milioneri australian Matthew Lepre është në kërkim të asistentit, me të cilin do të nisej në një udhëtim nëpër botë – duke i ofruar pagë prej 35 mijë eurosh në muaj dhe përdorimin e veturave të tij luksoze.


Pasurinë e tij e krijoi me punët në internet dhe organizimin e kurseve të ndryshme në kuadër të kompanisë së tij Ecom Warrior Academy, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se në konkurs mund të lajmërohen edhe personat që nuk kanë përvojë. Nevojitet të kenë pasaportë valide, të duan udhëtimet dhe të jenë pedant të punë. Aplikacionin mund ta mbushin në ueb-faqen e tij.

“Jam rritur në periferi të Sydney dhe kam ngrënë shujta të ushtrisë sepse nëna ime beqare nuk mund të më ofronte diçka më të mirë, kështu që i kuptojë njerëzit që ballafaqohen me kohë të vështira”, tha Lepre.
Katër vite më parë bëri diçka të ngjashme në këtë aspekt. Publikoi shpalljen për asistentin personal, ku ishin lajmëruar 70 mijë persona. Punën e fitoi një ish-studente e dizajnit të modës.

Të njëjtin vit punësoi edhe një fotograf për të përmirësuar profilin e tij në Instagram. Ai ka një pagë prej 32 mijë eurosh në muaj.