Kujdes! “Pajisjet që përdoren për tharjen e xhelit të thonjve shkaktojnë kancer”

Shumë vajza dhe gra ia besojnë kurimin e thonjve salloneve estetike. Një shërbim ky që praktikohet çdo muaj, por sipas ekspertëve ka edhe anë të errëta të medaljes.


Së fundmi mjekët po ngrenë shqetësimin se pajisja e cila than xhelin në thua, lëshon rreze të dëmshme ultraviolet, të cilat mund të shkaktojnë deri në kancer të lëkurës. Duke folur për “Shqipëria LIVE”, mjeku Mario Ademi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi se sipas studimit, drita e pajisjeve që përdoret për thonjtë, vret qelizat që ndodhen në lëkurën tonë.

“Duhet të merret seriozisht, sepse ka një lidhje midis dëmit të qelizave dhe dritës ultraviolet që ndodhet tek këto pajisje. Drita e këtyre pajisjeve dëmton qelizat e lëkurës. Shumë këto pajisje e kanë nalizuar duke zbulaur se drita e këtyre produkteve është 4 herë më e fortë se rrezet e diellit. Shumë do thonë se ne sërish dalim në diell, por gjithsesi ne mbrohemi me krem dielli siç sugjerojnë mjekët.Studimi ka treguar që kur përdoret kjo makineri për një perudhë 20 minutash vret 20% të qelizave. Dhe mendoni që pajisjet që janë përdorur në studim janë me fuqi më të ulët se sa ato që përdoren në sallone.

Mund ta parandaloni duke përdorur krem dielli me SPF nga 30 e lart. Po ashtu janë dhe disa dorashka që janë anti-dritës Ultraviolet dhe që mbron duart. Në fakt drita të dëmton edhe cilësinë e lëkurës, shkakton plakje etj.”- deklaroi ai.