Ide e çmendur: Nëse dëshironi të udhëtoni me tren falas për një vit – bëni një tatuazh

Udhëtimi me tren po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar dhe Evropa po përfshihet nga një valë linjash të reja transporti publik. Hekurudhat nuk janë dukur kurrë më mirë, e ardhmja duket e ndritshme, sepse çdo ditë lexojmë për hapjen e linjave të reja mes metropoleve të kontinentit të vjetër. Në detin e këtyre lajmeve ka mbërritur një lajm interesant nga Austria, ose ndoshta është më mirë të thuhet – i çuditshëm, shkruan “Pun Kufer”. (Xanax)


Nëse vendosni të udhëtoni me tren në Austri, dhe jeni një nga ata që dëshironi të kurseni para, ekziston një zgjidhje shumë specifike. Vendimi mund të mos jetë më i lehtë, por nëse doni të hipni falas për një vit dhe të shikoni majat e maleve dhe kullotat, e vetmja gjë që duhet të bëni është të bëni një tatuazh.

Ndoshta oferta tingëllon tërheqëse, por ka një kusht – duhet të bëni tatuazh emrin në kartën e pasagjerit “Klima Ticket” (“KlimaTicket”). E vetmja gjë që nuk është e përcaktuar është se ku mund të bëni tatuazhin, kështu që mund të ia vlen të udhëtoni për një vit nëse tatuazhi është në një vend që nuk bie në sy.

Promovimi u lançua këtë verë, përmes një sallon portativ tatuazhesh që vizitonte festivale të ndryshme. Edhe pse shumë e pritën me tallje, disa vendosën të ofrojnë trupin e tyre për reklamë, në këmbim të një bilete falas dhe sipas të dhënave të fundit, të tillë janë gjithsej gjashtë.

Promovimi dhe vetë ideja u mbështet nga ministri austriak për Ndryshimet Klimatike, Leone Gevesler, i cili mori pjesë në festival me një tatuazh të rremë me emrin në biletë.

Reagimet ndaj nismës ishin të ndara – disa menduan se ishte një ide e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin për mjedisin, ndërsa të tjerë menduan se ishte e tepruar të ofroheshin “përfitime” të tilla.

Meqë ra fjala, “Klima Ticket” (“KlimaTicket”) u prezantua për herë të parë dy vjet më parë, me synimin për të promovuar trenat si një mënyrë e qëndrueshme e lëvizjes në të gjithë vendin.