Turisti në Itali habitet me faturën shokuese të restorantit për prerjen e sanduiçit në gjysmë

Një turist në Itali drejtua në Tripadvisor për të shfryrë inatin pasi vuri re se në faturën e një restoranti në rajonin luksoz të Liqenit të Como-s në Itali ishte vendosur edhe një tarifë për prerjen e sanduiçit në gjysmë.


Turisti porositi një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit.

Pasi hëngri ushqimin, të cilin e ndau me një mik, ai u trondit kur gjeti në faturë koston e ndarjes së sanduiçit në dy pjata.

Në faturë janë shënuar sanduiçi për 7,50 euro, Coca-Cola për 3,50, uji për 1,50 dhe ekspres për 1,20, së bashku me tarifën diviso da meta, ose “prerja përgjysmë”, 2 euro.

“Kërkesat shtesë kanë kosto,” tha pronarja Cristina Biacchi për La Repubblica. “Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohet. Nuk ishte një sanduiç i thjeshtë i thekur, kishte edhe patate të skuqura brenda. Na u desh kohë për ta ndarë në dysh.”