Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.


Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Më pas duke filluar kryesisht nga orët e mesditës mot kryesisht me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

Vazhdon vala e motit të keq në Itali! Rrugë të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe pemë të rrëzuara
Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot përsëri me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek. Lokalisht parashikohet erë problematike.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes parashikon situatë shqetësuese nga reshjet e dendura në të paktën 6 qarqe të vendit, ndaj i bën thirrje bashkive që të marrin masa për situata përmbytjesh apo rrëshqitje dherash.

“Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Reshje mesatare priten në shumicën e qarqeve të tjera të vendit duke u shoqëruar edhe me shtrëngata.

Horoskopi ditor, e martë 29 Gusht 2023, beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve

Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e mbrëmjes së djeshme të Ministrisë së Mbrojtjes.