Ejup Berisha


Ballkanit të hapur duhet ti
vehet dryri dhe të mbyllet, kjo për faktin se gati 30 përqind e popullsisë së Maqedonisë së veriut ishte dhe është kundër tij. Nëse kjo është kështu atëher pjesmarrja e Maqedonisë së Veriut në të është jo vetëmse e pakuptimtë dhe e pabazë por edhe e pa arsyeshme. Prandaj Open Balkan edhe zyrtarishtë duhet të mbyllet si projekt jo vetëm i padëshirueshëm por edhe tejet i pasukseshëm rajonal. Ky është projekt i padëshirueshëm jo vetëmse për gati 30 përqind të shqiptarëve të RMV-së por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ky shtet që nga fillimi ka refuzuar që të jetë pjesë e këtij organizimi që u desht të jetë rajonal e nuk u bë dot por tani u bë edhe dy palësh. Në të në vend të 6 shteteve pjesë përbërëse zyrtare u bënë vetëmse tre shtete. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Përpos Kosovës antarsimin në të e refuzoi edhe Bosnjë dhe Hercegovina por edhe Mali i zi nuk është akoma zyrtarisht i antarsuar plotësisht në këtë oraganizim. Pra Mali i zi me një këmbë është brenda dhe me një këmbë është jashta Ballkanit të hapur. Ditëve të fundit edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e shpalli të vdekur Ballkanin e hapur. Edhe pse deklarata e tij ishte publike se di pse më duket e njëjta është një lojë e Edit. Mua më duket dhe kamë përshtypjen se Shqiperia është akoma brenda Ballkanit të hapur. Me këtë deklaratë të Kryeministrit të Shqipërisë krijohet përshtypja se ai është duke luajtur lojë për ta mashtruar opinionin kosovar mos po arrihet marrveshje mes Kosovës me Serbinë. Pra Edi si duket don që ta mashtron Kosovën per arritjen e nje marrveshjeje të tillë që do ti knaqte apetitet e vetëm të Serbisë në dëm të Kosovës.
Dhe derisa deklarata e Edi Ramës se Ballkani i hapur është i vdekur është deklarim i dyshimtë dhe shumë pak bindës nga ana tjetër deklarimi i shumicës tjetër të qytetarëve shqiptarë në rajon është shumë i qartë pra të gjithë këta janë kundër antarsimit të shqiptarëve në Ballkanin e Hapur. Si të mos jetë kundër Ballkanit të hapur popullata shqiptare në RMV-së kur këtë askush nuk e ka pyetur se a duhet të jetë RMV pjesë e saj. Ne si qytetarë shqiptar nuk jemi të interesuar që të jemi në lidhje të ngushta me Serbinë e cila akoma e vazhdon nacionalizmin dhe hegjemonizmin e vet në dëm të të gjithë shqiptarëve. Pra ne jemi kundër Ballkanit të hapur jo vetëm për shkak të çasjes së saj armiqsore ndaj Kosovës por edhe për shkak të çasjes së saj nacionaliste dhe hegjemoniste ndaj shqiptarëve të rajonit në përgjithsi. Për të bërë lidhje rajonale me Serbinë në të cilën pjesë përbërëse do të jenë edhe shqiptarët Serbia duhet të heq dorë nga nacionalizmi dhe hegjemonizmi ndaj interesave shqiptare. Apo politika serbe duhet të ndryeshoj në masë bukur të madhe për të mirë kundrejtë neshë.Pra Serbia duhet të demokratizohet dhe të demilitarizohet në raportet e saj ndaj shqiptarëve . Me trashigimtarët e Millosheviqit në kreun e politikës serbe asnjë lloj bashkpunimi shqiptaro serb nuk është i pranueshëm i arsyeshëm dhe frytshëm. Nëse Serbia ditë e natë thurr plane dhe zbaton veprime kundërshqiptarëve atëher çfar e mire dhe çfar qasje pozitive mund të pritet nga Serbia çofshin edhe ato në projekte për zhvillimin dhe për përparimin e e rajonit gjë që Ballkani i hapur nuk është një projekt i tillë. Prandaj të njëjtit duhet ti vehet dryri sa më shpejtë dhe rajoni ti qaset zhvillimit dhe përparimit të procesit të Berlinit që në qendër e ka pëshpejtimin e antarsimit të shteteve të rajonit në BE.