Shkup, të rinjë medresant organizuan protestë kundër paradës së krenarisë

Në Çarshinë e Shkupit disa të rinjë medresant kishin organizuar protestë kundër paradës së krenarisë e cila mbahet sot duke filluar nga ora 17:00. Protesta ishte paralajmëruar nga ora 11 mirëpo deri në këtë kohë protestës i’u përgjigjën vetëm katër persona së bashku me organizatorin Ramadan Ramadani.


“Jemi të mbledhur së bashku për një gëllim të vetëm për mbrojtjen e vlerave dhe mbrojtjes së shoqërisë sonë, mbrojtjen e vendit tonë, mbrojtjen e familjes tonë. Nëse sot e keqja bëhet e organizuar, përse mos të jetë edhe e mira e organizuar , përse të mos jemi ata të organizuarit të cilët thërrasin për në të mirën, e ndalin nga e keqja, përse ne sot në këtë vend të mos e përçojmë mesazhin për ndalimin e këtij fenomeni degjenerues, mesazhin kundër të shëmtuarës, kundër të dyrës, kundër atyre të cilët e humbën veten e tyrë e dëshirojnë që në atë humbje ta qojnë drejt humbjes edhe shogerinë tonë familjet tona, nëse ata janë të organizuar, sot me mesazhin fillestar tregojmë se edhe ne jemi të organizuar kundër humbjes për të thirrur në shpëtim, në vetëdijësim, në vlerat të cilat duhen të mbrohen nga githësecili nga ne” , tha Ramadan Ramadani, student medresant.

I pyetur nëse janë të zhgënjyer nga numri i personave prezent, thotë se obligimi i tyre është të bëjnë thirrje ndërsa obligim i qytetarëve është t’i përgjigjen thirrjes për mbrojtje të vlerave shoqërore