Pasdite mot i paqëndrueshëm, me mundësi breshëri

Moti gjatë paradites së sotme do të jetë me diell e me vranësira të ulëta deri mesatare. Nga mesdita dhe mbrëmja në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm e me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.


Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie e ndjekur nga reshje të dendura të rrëmbyeshme në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe dukuri e izoluar breshëri.

Ndërsa në Luginën e Shkupit paradite do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje, mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të krijohen kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit.