A është 20% nofka e turpit një mallkim që nuk hiqet dot?

Lidhur me ndryshimet kushtetuese premieri Dhimo ka thënë: ‘Ndryshimet kushtetuese nuk e prekin identitetin tonë’,
këtë e tha dje kryeministri i ‘Severnës’, propozime ndryshimesh që javën e ardhëshme do të mbërrijnë në parlament për t’u diskutuar dhe që duhet të votohen.


Ndërsa gjuha shqipe dhe identiteti gjuhësor që quhet 20% me pa të drejtë si gjuhë pa emër, nuk paskësh rëndësi për shovinistin dhe pinjollin e Gligorovit, pasi bugarët e DUI-t dhe zagarët e partiçkave të tjera shqiptare (shqiptare u thënçin) janë bashkuar korit të kukuvajkave sllave kundër gjuhës shqipe, madje ata janë prononcuar qysh më parë se fshirja e 20% do të bëhet në një rast tjetër dhe se ne nuk do të bëhemi pengesë në eurointegrimet e vendit për shkak të një emërtimi që nuk ja vlen ta diskutojmë i cili bllokon procesin e anëtarësimit në BE.

Për bugarët e DUI-t dhe të partiçkave tjera shqiptare mbrojtja e identitetit gjuhësor të gjuhës shqipe nuk është prioritet, por prioritet janë eurointegrimet!

Kurse para një viti me rastin e propozimit të draftit francez për ndryshimet kushtetuese si kusht i palës bullgare, për premierin Dhimo prioriteti i tyre ishte mbrojtja dhe ruajtja e identitetit maqedonas dhe gjuha e tyre para integrimeve europiane dhe se hiqnin dorë nga eurointegrimet nëse nuk do të njihet sllavishtja e tyre dhe kombi i shpifur, sajesë e druzhe Titos.

Nga ana tjetër kemi të përbetuarit liderë të partive politike shqiptare dhe misionarët e antishqiptarizmit, të cilët nuk janë të gatshëm ta kushtëzojnë qeverinë dhe parlamentin e ‘drzhavës’ se pa fshirjen e nofkës së përdhunimit gjuhësor të 20% nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese.
Por, ata janë ata që janë, në shërbim të pansllavizmit, ku të paktën për dy dekada pranuan përdhunimin e identitetit gjuhësor si bashkësi shifrash!

Të mos kenë iluzione shqiptarët e thjeshtë se Dhimo dhe Micko një ditë do ta fshijnë nga kushtetuta atë nen që përdhunon gjuhën shqipe si gjuhë të 20%, sepse ata e kanë si amanet për mos ndarë supremacinë e pushtetit dhe të shtetit me shqiptarët, pasi ky është misioni pansllavist i dominimit mbi shqiptarët dhe të tjerët në këtë ‘drzhavë’ që mbahet me paterica të partive politike shqiptare.

Fshirja e nofkës së 20% për bllokun sllavo-maqedon paraqet hapjen e ‘kutisë së pandorës’, ndërsa për zagarët tanë të partive politike është thjesht një shprehje e parëndësishme që do të shlyhet njëherë tjetër, kur do të hapet kushtetuta.

Por, herë tjetër nuk do të ketë për ta fshirë nofkën e turpit sepse nuk ka vullnet as gatishmëri te blloku tjetër, sepse ata nuk duan me asnjë çmim ta ndajnë baraz me shqiptarët pushtetin por i duan të gjitha për vete kurse shqiptarët të mjaftohen me aq sa kanë pasi ‘drzhava është e jona’!

Këtë mesazh shoven edhe antishqiptar partiçkat politike e kanë marrë qysh në ditën e krijimit të tyre por, për hir të favore dhe të pjesëmarrjes në bordelot e pushtetit kanë heshtur ndaj pabarazisë kombëtare dhe trajtimit të shqiptrëve si qytetarë të dorës dë dytë.

Të mos çuditemi me servilët tanë, ata thjesht janë vasalë të despotëve sllavë të Shkupit! Medai Shaholli