Z.Pendarovski flm për përkrahjen e heqjes së 20 përqindshit

Ejup Berisha


Heqja e termit 20 pëqind nga emërtimi i bashkësisë etnike shqiptare dhe nga ai i gjuhës shqipe në Kushtetutën e shtetit tonë duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur. Ky emërtim ka qenë, është dhe do të jetë ofendues dhe poshtërues për pjestarët e bashkësisë etnike shqiptare që jetojnë këtu në këtë vend. Shqiptarët këtu janë bashkësi etnike me pejsmarrje në numrin e përgjithshëm të popullatës gati 30 përqind, flas për shifrën zyrtare që ka dal nga procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave të vitit 2022. Këto janë të dhëna zyrtare por ka gjasa që përqindja e shqiptarëve këtu të jetë akoma edhe më e madhe. Në rregull rrethanat e atëhershme në vitin 2001 në kohën e konfliktit shqiptaro-maqedonas ndoshta e kanë imponuar termin 20 përqind por me vendosjen e paqes dhe me stabilizimin e gjendjes së sigurisë këtu në RMV tanimë shqiptarët duhet të insistojnë që termi ofendues dhe poshtërues 20 përqind të ndryshohet në kushtetutë dhe i njëjti të zëvendësohet me termin bashkësi etnike shqiptare dhe me gjuhë shqipe. Vlersoj se tani e tutje nuk duhet të tolerohet ofendimi dhe poshtrimi ynë me termin kundërthënës dhe famkeq. Ndryshimi meqë bëhet përmes ndryshimeve kushetuese atëher kur të hapet qështja e futjes së bullgarëve në Kushtetutë, me këtë rast forcat politike shqiptare duhet të insistojnë që ndryshimi i kushtetutës të bëhet edhe për ta ndryshuar termin 20 përqind. Kjo duhet të bëhet edhe për faktin se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen shpesh dhe aq lehtë meqë ky është një proces i vështirë dhe tejet kompleks ndryshimesh. Nuk qëndrojnë arsyetimet dhe kundërshtimet e askuj në politikë se kjo qështje nuk ka nevojë të hapet tani me rastin e nismës për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e RVM-së që pritet të bëhet ndoshta në një të ardhme më të afërt. Ndryshimet kushetuese do të inicohen me idenë për futjen e bullgarëve në kushtetutë dhe bashk me këtë nismë përsëris duhet të insistohet që të inicohet edhe ndryshimi i termit 20 përqind për shqiptarët dhe për gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe. E shoh se dje Presidenti i Republikës Z. Stevo Pendarovski në opinion gjatë një paraqitje të tij publike është shprehur se nuk i pengon ideja për heqjen e termit 20 përqindsh që do të thotë se i pari i shtetit e përkrah idenë për tu bërë ndryshimi i këtij termi që i përket emërtimit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Presidenti me këtë deklaratë dhe me këtë gatishmëri të tij të shprehur dje e dëshmoi pjekurinë politike dhe përkushtimin e tij për barazinë e të gjithë qytetarëve para kushtetutës dhe ligjeve egzistuese në kuadër të sistemit kushtetues dhe juridik të shtetit tonë të përbashkët Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një politikan i moderuar siç është Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski është pro bashkjetesës dhe mirqenies politike e sociale të të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë këtu në RMV. Ta përshëndesim këtë përkrahje të Presidentit të shtetit dhe të njëjtit ti dëshirojmë shëndet mbarsi dhe suksese në rrugtimin e tij të mëtejmë politik dhe intelektual. Flm Z.President që nuk jeni pengues i proceseve pozitive politike dhe shoqërore që po ndodhin dhe duhet të ndodhin domosdoshmërisht këtu në RMV. Shumica e politikanëve le të marrin shembull dhe mësim nga Presidenti se si bëhet politika e tolerancës, e bashkpunimit dhe e bashkjetesës në këtë mjedis shumetnik siç është shteti ynë RMV-ja. Edhe njëher pra Z. President Flm.