Mexhiti dhe Bexheti në marsh për Drejtësinë dhe UÇK-në

Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar për Drejtësi, nismë kjo e marrë nga platforma “Liria ka Emër”.


Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh. Në këtë marsh prezent ishin edhe pjestarë të “Grupit të zjarrit” nga BDI si Izet Mexhiti, Blerim Bexheti dhe Visar Ganiu.