Është domosdoshmëri e kohës që dy Parlamentet të themelojnë Komisione të përbashkëta Parlamentare

Shkruan: Refik HASANI


Është një lajm i mirë se jan mbajtur takime të Kryetarëve të dy parlamenteve, takime të Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Vetëm bashkëpunimi i thellë, i përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vllazëror duke përcaktuar prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapsira shqiptare dhe diaspor do të sjellë rezultate konkrete.

Bashkëpunim ndërkufitare të krijojn edhe Komuna fqinje të Kosovës me Komuna të Shqipërisë, duke mos harruar edhe komuna me Malin e Zi, Maqadonin Veriore, etj

Angazhimi i Kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,por edhe Kryesisë së dy Kuvendeve dhe Kryetarërve dhe Komisioneve Parlamentare do të sjell hapa konkret dhe qeverit e dy shteteve do të ken më lehtë të arrijn deri te marrëveshjet dhe veçmas zbatimin e tyre.

Takimet e radhës duke kërkuar publikisht pres të hartojn një agjendë të përbashkët të takimeve dhe pikave të rendit të punës që do të trajtohen bashkërisht dhe takimet e dy Kryetarëve dhe Kryetarëve të Komisioneve parlamentare dhe Kryesisë së dy Kryesive të Kuvendeve do të duhej të jetë të rregullta, sikur edhe takimet e dy qeverive do të duhej të jen të rregullta.

Bashkëpunimi i dy Kuvendeve do të duhej të jetë më intensiv dhe do të duhej të presim me rezultate të pritshme.

Dy legjislativet do të duhej të afrojn përafrimin e legjislacionit, por edhe në arsim, trashigimi, financa publike, investimeve, shkëmbimeve tregtare, sigurisë dhe mbrojtjes, kërkime shkencore, kulturës, medias, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Në caktimin e bashkëpunimit me diasporën, mbështetjes së veprimtarive prodhuese e sipërmarrjes private, administratës publike, bujqësisë e zhvillimit rural, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, infrastrukturës dhe transportit, energjisë, qeverisjes vendore, etj.

Është domosdoshmëri e kohës që dy Parlamentet të thellojn bashkëpunimin duke themeluar Komisione të përbashkëta që jan në interes edhe të dy shteteve shqiptarëvë jashtë këtyre dy shteteve, si që është Komision Parlamentar mi për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë, e të nagjashëm.

Do tē duhej të ngrisin një sekretari të përhershme e të përbashkēt që do tē jet me detyra e aktjvitete edhe në interes tê shqiptarëve jashta kêtyre dy shteteve dhe për diasporën.