Dënohet me 18 vjet burg shoferi që përplasi për vdekje vajzën 11 vjeçe në Veles

Angellçe Nikollov nga Velesi është dënuar me 18 vjet burgim për dy vepra, gjegjësisht “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve” dhe “Mosndihmë ndaj të lënduarit në aksident trafiku”, përcjell TV21. Bëhet fjalë për aksidentin në Veles në të cilin vdiq vajza 11 vjeçe, Magdalena Ivanova. Nga gjykata thonë Nikollov ka qenë duke vozitur nën efektin e alkoolit, dy herë më shpejt se kufiri i lejuar dhe se e ka vrarë vajzën në një vendkalim për këmbësorë.


Sipas gjykatës, në vend që të ndalonte dhe t’u ndihmonte viktimave, respektivisht Magdalenës dhe nënës së saj, ai kishte vazhduar lëvizjen me shpejtësi të pandërprerë në drejtim të lagjes Prevalec.

Ndryshe, gjarja ka ndodhur në 12 dhjetor të vitit të kaluar.