Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2023

Michel de Nostradame, i cili tani njihet më mirë si Nostradamus, botoi librin e tij famëkeq Les Proféties gati 500 vjet më parë dhe libri përmban 942 parashikime të cilat në dukje parashikojnë të ardhmen.Përmbajtja e librit bëri parashikime të tmerrshme për Luftën e Dytë Botërore, ngritjen e Hitlerit në pushtet dhe Revolucionin Francez, ku shumica e parashikimeve ishin jashtëzakonisht të sakta.


Madje, astrologu francez thuhet se e dinte se John F Kennedy do të vritej dhe do të ndodhnin sulmet terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork.Megjithëse parashikimet nuk referojnë data specifike, mund të ketë disa parashikime që mund të ndodhin në vitin 2023.

Një luftë e madhe

Një nga parashikimet e para që bie në sy për vitin 2023 është ‘një luftë e madhe’.Në librin e tij të parashikimeve të vitit 1555, veçohet një rresht: “Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja.
“Rouen, Evreux nuk do t’i bjerë mbretit.”Ky parashikim mund të jetë një referencë për konfliktin aktual midis Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të përshkallëzohet në Luftën e Tretë Botërore vitin e ardhshëm.
Afati kohor shtatë-mujor për konfliktin mund të duket fillimisht si një shkak për festime, por me arsenalet e tmerrshme bërthamore të vendeve duke përfshirë Amerikën dhe Rusinë – ndoshta është më mirë të merret parashikimi me pak kujdes.Në rast të Luftës së Tretë Botërore, parashikimi shton se qyteti francez i Rouen do të jetë i sigurt, duke lënë të kuptohet se Parisi mund të jetë në rrezik.

Zjarri qiellor

Në një tjetër parashikim të Nostradamusit, astrologu aludon për një “zjarr qiellor në godinën mbretërore”.Megjithatë, ky parashikim është shumë më i keq se një rezidencë mbretërore që po digjet.
Në tërë Biblën, fundi i botës ose “fundi i kohërave” gjithmonë i është referuar zjarrit si faktor kyç.Sugjerohet se nga hiri i qytetërimit do të dalë një rend i ri botëror, duke shkaktuar fundin e kohërave siç e njohim ne.

Zbarkimi në Mars

Në mënyrë kritike, Nostradamus gjithashtu iu referua “dritës që bie në Mars ” në librin e tij të parashikimeve.
Kjo mund të shpjegohet pasi planeti shkon në lëvizje retrograde dhe duket se lëviz prapa në qiell.
Nga ana tjetër, mund t’i referohet edhe përpjekjeve të njerëzimit për të kolonizuar planetin.Themeluesi i SpaceX dhe pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka sugjeruar prej kohësh që njerëzit do të zbresin në Mars deri në vitin 2029.
Njeriu më i pasur në botë ka thënë gjithashtu se dëshiron të kolonizojë planetin e kuq para fundit të dekadës.

Kasatrofa ekonomike

Pas pasojave të pandemisë Covid-19 dhe luftës aktuale në Ukrainë, një krizë ekonomike po ndodh në të gjithë globin, me shumë vende aktualisht në ujëra të trazuar.

Parashikuesi francez shkroi në librin e tij: “Aq lart do të ngrihet bushi i grurit, sa njeriu do të hajë të afërmin e tij”.Ky parashikim aludon se një krizë ekonomike mund të shkaktojë dëshpërim dhe grindje për shkak të kostove të jetesës.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, familjet po përballen me një krizë të kostos së jetesës, ku po përjetojnë fatura të larta energjie, inflacion të lartë dhe çmime ushqimore në rritje.


Ngrohja globale
Megjithëse tema e ngrohjes globale nuk është asgjë e re, mund të ketë rritje të mëtejshme të temperaturës dhe rritje të nivelit të detit në vitin 2023, sipas parashikimeve të Nostradamus.

Ai shkroi: “Ashtu si dielli, koka do të përvëlojë detin e ndritshëm: peshqit e gjallë të Detit të Zi do të ziejnë.Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, nivelet e detit rriten dhe ndërlikimet e zinxhirit ushqimor bëhen të dukshme, a do të jetë viti 2023 viti në të cilin temperaturat arrijnë pikën e thyerjes?


Nivelet në rritje të trazirave civile

Me krizën aktuale të kostos së jetesës dhe ngrohjen globale në rritje, mund të ketë nivele në rritje të trazirave civile në vitin 2023.Francezi parashikoi: “Herët e vonë do të shihni ndryshime të mëdha, tmerre dhe hakmarrje të tmerrshme”.

Ky parashikim sugjeron se mund të ketë një revoltë kundër të pasurve ndërsa njerëzit luftojnë kundër ekonomisë në rënie.