I riu nga Kosova: Ahmeti është sikur Adem Jashari, u linҫua nga armiqtë për shkak të veprave heroike!

Jeton dhe vepron në Prishtinë, është pak ndoshta edhe fare i njohur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, Edmond Spahiu ka vendosur që të komentojë jetën dhe veprën e Ali Ahmetit, duke e krahasuar atë me Adem Jasharin dhe veprimtarët politik në Kosovë të cilët dhanë gjithҫka për lirinë e Kosovës.


Spahiu në komentin e tij në rrjetet sociale ka thënë se Ahmeti dhe shokët e tij të luftës u linҫuan gjithmonë nga 99-ta sepse sipas tij, armiqt e shqiptarëve nuk mundeshin ta përballojnë ҫlirimin e Kosovës, dhe ngritjen dhe përmirësimin institucional të shqiptarëve në RMV.

“Ali Ahmeti , Xhavit Haliti , Adem Jashari, Ramush Haradinaj e shum trima e patriot tjer, me miqt tane Amerikan shporret hordhite serbo-ruse nga trojet tona shqiptare. Ju linquan dhe ofenduan prej 1999tes sepse armiqtë dhe ish udbashet se perballuan qlirimin e Kosoves dhe Pavarsinë e saj dhe se perballuan ngritjen e shqiptarve ne Maqedonin Veriore”, ka shkruar Spahiu.