Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në banesën e tij në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë dhe tjetri është gjetur i shtrirë në tokë në parkun e Taukbahçec në Prishtinë.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, personi i gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë është i moshës 56 vjeç.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Ndërsa në rastin e dytë Borovci tha se ngjarja ka ndodhur në orën 12:45 dhe ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha ndër të tjera Borovci.