Gashi: Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in

Afrim Gashi, udhëheqësi i forcës politike shqiptare në Maqedoni të Veriut, “Alternativa”, tregon për A2 CNN se çfarë rezultati mori në raundin e parë të presidencialeve, koalicion opozitar “VLEN”.


Ai akuzon “Frontin Europian” për vota të blera dhe për shantazhe gjatë votimit të së mërkurës. Gashi thotë se nëse partitë shqiptare do të bashkoheshin me një kandidat për president, atëherë do të tejkalonin raundin e parë.

“Me 8 maj është një betejë krejt tjetër votohet për zgjedhje parlamentare për mandate për përfaqësim në katër vitet e ardhme. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, rezultati i djeshëm do t’i motivojë shtesë, dhe jam i bindur që ne do të jemi fitues në kampin shqiptarë, ndërsa sa i përket legjitimitetit, VLEN-i do të duhet medoemos të jetë pjesë e pushtetit dhe nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in, për shkak se ajo do të llogaritej se nuk ka legjitimitet tëvotës shqiptare”, tha më tej Gashi, kryetar i Alternativës.