Sirena alarmi në gjithë Ukrainën, Rusia nis sulme të reja

Ukraina ka bërë më dije se Rusia kishte lëshuar një breshëri të re raketash, ndërsa alarmet ajrore u dëgjuan në shumë pjesë të vendit duke përfshirë edhe Kievin.


Sirenat u dëgjuan në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të Ukrainës në atë që zyrtarët e përshkruan si të fundit në valën e sulmeve raketore ruse.

“Raketat tashmë janë lëshuar”, tha zëdhënësi i forcave ajrore Yuriy Ihnat. Nuk ka pasur të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.

The Guardian bën me dije se ka më shumë se 100 raketa që vijnë, të lëshuara nga bombarduesit rusë dhe ka shumë të ngjarë edhe raketa Kalibr të lëshuara nga deti.

Disa kanë kaluar tashmë në territorin ukrainas dhe mund të ketë gjithashtu një valë të dytë raketash të drejtuara drejt kryeqytetit, që do të ngrihet në minutat e ardhshme.

“Mos e injoroni alarmin”, tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës. /abcnews.al