Rusia: Paketa e fundit e sanksioneve do të përkeqësojë problemet

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se paketa e fundit e sanksioneve të BE-së kundër Moskës do të përkeqësojë problemet brenda bllokut, sipas The Guardian.


Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të enjten të japin 18 miliardë euro për Ukrainën , si dhe miratuan paketën e nëntë të sanksioneve që synon të rrisë presionin ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë 200 njerëz të tjerë dhe ndalojnë investimet në industrinë minerare të Rusisë, ndër hapa të tjerë. Rusia i bëri thirrje Brukselit të heqë dorë nga të gjitha kufizimet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, po ndikojnë në eksportet ruse të drithërave dhe plehrave.