Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 60 vjeçari shqiptar

Një 60 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teramo. Agron Gjata, banues në Controguerra tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.

Mediat italiane shkruajnë se 60 vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.