Rusia e fut “Facebook” në listën e organizatave terroriste

Rusia ka vendosur të shtojë në listën e organizatave terroriste gjigantin teknologjik “Meta” dhe platformat e saj Facebook dhe Instagram.


Në fund të muajit mars, Rusia i ndërpreu shërbimet e këtyre dy rrjeteve sociale në vend, duke e akuzuar “Meta” se ka lejuar publikimin e materialeve rusofobë gjatë të ashtuquajturit operacion special në Ukrainë, i cili startoi më 24 shkurt.

Facebook dhe Instagram janë të paaksesueshëm në Rusi, mirëpo shumë rusë arrijnë të futen në to duke përdorur aplikacione shtesë.

Tashmë, me vendimin e fundit të autoriteteve, “Meta” në Rusi është vendosur në të njëjtën listë me talebanët dhe grupet opozitare ruse.