Ejup Berisha


Politika nuk është vetëmse qështje teorike por ajo është edhe qështje praktike. Kur është qështje teorike politika është lehtë e scarueshme dhe e interpretueshme ndërsa kur politika është qështje praktike ajo është vështirë e realizueshme apo dhe e zbatueshme. Kjo e fundit e imponon nevojën e jetsimit të teorive,koncepteve, rregullave, parimeve, standardeve, dhe të ideve në ambientin politik. Këtu politikanët duhet të jenë mjeshtrit e politikës. Kuptohet edhe këta duhet ti njohin mirë parimet dhe rregullat e zbatimit të politikës. Zbatimi praktik i këtyre të fundit i jep shpirt politikës apo e gjallëron atë. Në rastin e shtatzanisë fëmiu duhet të lind për ta jetësuar idenë dhe aktivitetin e shtatzanisë së prindërve.Edhe politika do të ngelet tërë kohës në fazën e shtatzanisë nëse e njëjta nuk zbatohet apo dhe nuk realizohet në praktikë. Politikën pra detyrimishtë duhet zbatuar dhe realizuar e jo vetëm diskutuar apo dhe debatuar lidhur me të sepse kjo i jep shpirt apo përmbajtje vet asaj. Nëse vetëm diskutohet dhe debatohet politika mbetet vetëm fjalë apo tregim i kotë ndërsa kur realizohet dhe zbatohet ajo merr formë dhe trajtë të caktuar e cila u jep shpresë qytetarëve se ja ka kush kujdeset për ta dhe për realizimin e nevojave të tyre. Ata që vetëm flasin dhe nuk zbatojnë aktivitete praktike në politikë quhen demagog që në analogji me njerëzit e rëndomtë i bie se janë të pasincertë apo shkurt dhe cartë thënë janë gënjeshtarë. Gënjeshtra sot është pjesë e përbërëse, shumë e rëndësishme por dhe e pandashme e politikës.Pra tani gatise më shumë se nëntëdhjetë përqind e politikanëve tërë kohës nuk e thonë të vërtetën apo dhe merren me fjalë apo dhe me tregime të kota që do të thotë se të njëjtët nuk realizojnë apo nuk zbatojnë asgjë prej fjalëve dhe premtimeve që ua japin qytetarëve. Këta të paktën nuk realizojnë dhe nuk i zbatojnë ato veprime apo dhe ato aktivitete që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për jetësimin e politikës në praktikë. Sot politikanët aq shumë e përdorin gënjeshtrën në skenën politike saqë këta edhe qytetarët i kanë bindur se politikanët patjetër duhet të gënjejnë sepse po nuk e bënë ata këtë gjë të njëjtët nuk janë politikan të zgjuar dhe të denjë për tu marrë me politikë. Kjo krijon probleme për ata pak politikan të cilët punojnë realisht dhe zbatojnë dicka në skenën politike. Kështu qytetarët mund të mendojnë se janë duke e parë ndonjë ëndërr të bukur apo dhe se janë duke e dëgjuar ndonjë tregim interesant kur politikanët i gënjejnë të njëjtët. Në kohëra të caktuara perceptimi për politikanët ka ndryshuar varësisht prej sjelljeve dhe veprimeve të tyre në skenën politike. Më herët politikanët fitonin legjitimitet sepse punonin dhe realizonin dicka të duhur dhe të nevojshme në ambientin politik ndërsa sot bazë që politikanët të fitojnë legjitimitet janë vetëmse fjalët e kota apo dhe fjalët e pavërteta. Dhe atë sa më shumë që gënjejnë politikanët aq më shumë legjitimitet kanë të njëjtët në politikë. Kjo vlenë pra për politikanët që nuk angazhohen apo dhe nuk punojnë e jo për ata pak politikan që punojnë. Ata që nuk punojnë gatise fare sot janë me legjitimitet më të madh se politikanët që angazhohen që idetë, paramendimet apo dhe premtimet e tyre të realizohen. Kjo dëshmon se sot përtacia dhe kotësia politike është më e pranueshme se zotësia dhe produktiviteti në politikë. Kjo gjë ka ndikim të madh edhe në marrjen e posteve politike.Sot pra sa më tepër gënjejnë intrigojnë dhe manipulojnë politikanët aq poste më të larta këta zënë në kierarkinë organizative dhe fukcionale politike, apo dhe anasjelltas sa më shumë mundohen dhe angazhohen për të punuar dhe për të realizuar në ambientin politik aq poste më të ulta dhe simbolike kanë politikanët. Kjo dëshmon se sot në modë janë politikanët gënjeshtar përtac dhe jo të zotë. Ndërsa qytetarët e mencur dhe intelegjent në kohërat bashkëkohore kërkojnë dhe kanë nevojë për politikan të sincertë, të vyeshëm dhe punëtorë e jo për ata të tjerët të angazhuar në politikë të cilët sillen me përtaci dhe tërë kohës flasin kot së koti.