Ekspertët e editimit të imazheve kanë rrëzuar propagandën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il e cila disa ditë më parë u shfaq me gjithë pompozitetin e saj në lidhje me forcën ushtarake që ky vend zotëron.


Mediat shtetërore publikuan foto nga stërvitja e fundit ajrore e trupave koreano-veriut, ku sipas raportimeve më shumë se 150 avionë u angazhuan në këtë operacion gjigant, ku synimi ishte tregimi i muskujve.

Por një sy ekspert vuri re në këto pamje se shumë nga bateritë e avionëve ishin shtuar me anë të programit të njohur të photoshopit.

Sipas Thorsten Beck, imazhet janë retushuar dhe avionë të vetëm apo formacione të tëra janë shtuar për të dhënë një ide se manovrat ishin më të mëdha nga sa ishte në realitet.