Teksa janë duke rimarrë territore nga pushtuesi rus, autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë zbuluar 18 dhoma torture – si kjo në Vovchansk.

Policia tregon mbishkrime në mure, të cilat janë të bëra nga të burgosurit, këtu ka edhe instrumente për goditje elektrike.

Ukrainasit kanë siguruar të dy brigjet e Kupiansk dhe, sipas burimeve të ndryshme, mund të rimarrin edhe kontrollit e qytetit strategjik të Lyman. Më në jug, në Bahkmut, trupat ruse kanë shtuar sulmet dhe bombardimet, ushtria ukrainase po përballet me plot vështirësi.

Dhjetëra kilometra larg vijës së frontit, Rusia vazhdon të bombardojë rezidenca civile. Në qytetin Dnipro, dy fëmijë janë vrarë pas sulmeve të ushtrisë ruse.

“Ata ishin dy fëmijë, tetë dhe dymbëdhjetë vjeç. E gjithë familja po kalonte një kohë të vështirë, sepse së fundmi u vranë gjyshërit por edhe djali”, shprehet një banore.

Një tjetër qytetare rrëfen se është e frikshme dhe e trishtueshme që civilët vriten në një mënyrë të tillë.

Në rajonin e Kharkiv, një nga më të goditurit në kohët e fundit nga bombardimet pas tërheqjes ruse, plagët e shkatërrimit janë të dukshme.

Për qytetet më afër kufirit, frika nuk shuhet, sidomos me shfaqjen e dronëve iranianë që cilësohen vrastarë.