Qëllohet për vdekje me armë zjarri një person në Elbasan

ë shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.


Burime bëjnë me dije se një person është qëlluar me armë teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend.

Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku, i cili është qëlluar me armë me silenciator.
Pas ngjarjes arma dyshohet të jetë hedhur pranë zonës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.