A do të lirohemi ndonjëherë nga figurat e ish sistemit komunist këtu në RMV?

Ejup Berisha


Është interesant se e kaluara komuniste nuk u shmang dhe asesi nuk po shmanget nga ne, ajo po na ndjek jo vetëm si hije por edhe si realitet i zymtë dhe i shëmtuar sot e kësaj dite këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka kohë që ish funkcionarët kominist i shohim gjithkund të kyqur në cdo projekt të rëndësishëm bile edhe në ato për reformimin e politkës dhe të institucioneve të rëndësishme në shtet. Në rregull këta kanë pak më tepër përvojë dhe dije sepse kanë qenë në majën e kierarkisë shtetrore dhe shoqrore dikur në ish sistemin komunist dhe nuk është kontestuese që të njëjtët poqëse janë të ndershëm e të sincertë këta të mund ta japin kontributin e tyre pozitiv në përmirsimin e rrethanave dhe gjendjeve të pavolitshme në shtet dhe në shoqëri. Por këta ish funkcionar të ish sistemit nëse i kujtohet dikuj e mua më kujtohet shumë mirë se këta kanë dështuar në misionin, punët dhe obligimet që i kanë pasur të ngarkuara për ti zbatuar atëkohë në ish sistemin komunist. Dhe nëse ky është realiteti me ta atëher pse tash prej tyre ne duhet të presim dicka më të mirë, më pozitive, e më të frytshme. Dhe atë paramendoni ish komunistët i emrojnë edhe si udhëheqës të komisioneve dhe të grupeve të ndryshme punuese për përpilimin apo dhe për zbatimin e strategjive për reforma në shtet. Kjo nuk po ndodh vetëm tani por ka ndodhur shumë herë edhe më herët këtu te ne. Duhet thënë se Ish funkcionarët komunist janë të specializuar për zbatimin e strategjisë platformës dhe praktikës së ish sistemit monist e jo të strategjive ,të platformave dhe të praktikave të cilat duhet të sigurojnë funkcionimin e shtetit mbi bazë të zbatimit të pluralizmit, thellimit të demokracisë dhe të reformave të tjera që do të mundesonin përparimin dhe zhvillimin e shtetit në rrethana e kushte të reja dhe bashkekohore.Këta nuk janë te udhezuar, të levizshem por dhe të sukseshëm në këtë drejtim. Nëse këta nuk kanë qenë te frytshëm, të leverdishëm dhe të sukseshëm atëher kur kanë qenë të ri atëher pse këta duhet të jene të frytshëm, të leverdishëm dhe të sukseshëm tani më kur janë plakur. Një fjalë popullore thotë Ujku qimen e ndryshon por zanatin asesi se harron. E shoh se së fundmi
Ministria e Drejtësisë e RMV-së e ka formuar Grupin e punës për përgatitjen e Strategjisë për sektorin e Gjyqësisë bashk me Planin aksional për veprim për vitet 2023 – 2027.
Kryetar i këtij grupi punues është emruar Dr Vllado Kambovski. Një ish funkcionar i ish Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë. Ky atje një kohë të caktuar ka qenë Sekretar i sekretariatit Federativ për jurisprudencë që me emërtimin e tanishëm i bie se ka qenë Ministër i Drejëtsisë. Dhe parashtrohet pyetja ku janë sistemi shtetror dhe institucioni i Jurisprudencës të cilin e ka udhëhequr dhe të cilave u ka shërbyer i njëjti person. Nëse janë aktuale dhe ekzistojnë akoma këto këtu te ne atëher në rregull por nëse ka ndodhur me të vërtete ndryshimi i sistemit atëher ato duhet të jenë tanimë në Arkiv. Vllado i pari në Komiunizëm-monizëm i njëjti sërish i pari edhe në demokraci-në pluralizëm, deri kur më kështu dicka po më duket se nuk është në rregull ketu te ne. Ish funkcionarët e ish sistemit nuk është keq që të emrohen si bashkpunetor të jashtëm por jo edhe si udheheqes të grupeve dhe trupave punuese për zbatimin e projekteve dhe strategjive për reforma. Udhëheqës të komisioneve dhe trupave punues duhet të jenë njerëz të ri me njohuri, aftësi, bindje dhe orientime bashkëkohore. Nëse nuk kemi shkolluar dhe aftësuar njerëz dhe kuadro të tilla atëher më mirë le të na merr lumi edhe ne edhe shtetin tonë RMV-në.