SHQIPËATRJA E VOGËL NGA ÇELLOPEKU I TETOVËS ERDHI NGA KRYEQYTETI OSLO I NORVEGJISË ME KURAN NË DORË DHE HIFZË TË PËRFUNDUAR

Taxhudin Hamidi –Tetovë


Porosia e Muhamedit Alejhiselam:

“Edukoni fëmijtë të duanë Allahun (Krijuesin e Gjithësisë), të Ddërguarin e tij dhe Librin e shenjtë Kuranin”.

Rruga drejtë xhenetit fillon me shkronjat e para të mësuara nga Kurani Famëlartë.

Identiteti fetarë është i pamundur të ndërtohet në mungesë të shkronjave të Kuranit, prandaj shkornjat e Kuranit mundësojnë aftësinë e leximit të Kuranit Fisnik.

Prandaj, sistemi arsimorë dhe pedagogjik i leximit dhe mësimit të Kuiranit Fisnik kërkonë një angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme dhe në kontinuitet duke filluar nga :

– Njohja e alfabetit të Kuranit Fisnik;

-Mësimi i regullave të leximit të Kuranit Fisnik;

– Njohja e texhvidit të Kuranit Fisnik.

Është rast eklatant një vajzë nga qyteti Oslo, pra nga vendet e historisë së vikingëve.

Nga një kmunitet skandinav që ka jetuar në demokraci fisnore.

Për histroinë e vikingëve dhe të qytetiti Oslo ka shumë albume, botime të ndryshme por, këtu na interesonë të flasim për identitetin e hafizes Jusra Fatmir Shabani nga fshati Çellopek i Epër me qëndrim në Oslo – Norvegji.

Fshati Çellopek është një fshat me banorë shumë religjioz, patriot dhe shumë puntorë në të gjitha sferat e jetës.

Ata me dijen, vullnetin dhe punën e tyre të palodhëshme kanë ndërtuar një infrastrukturë urbane të banimit, saqë sfidojnë që këtë vendbanim ta kthejnë me të gjitha efektet dhe mekanizmat e duhura në një qytet të pastër dhe të sigurtë për jetesë.

Ai gjendet rrëzë Malit të Thatë në pjesën jug-lindore të Pollogut të Poshtëm e cila gravitonë në komunën e Bervenicës.

Çellopeku gjendet në juglindje të qytetit të Tetovës në largësi gjendet jo më shumë se 12 km në juglindje të Tetovës.

Fshati Çellopek nga njësia administrative e sistemit të vakëfit përfshihet me tre xhamia të ndërtimit të fortë, ndërsa Xhamia e Epër veçohet me Mektebin e ndarë nga objekti i xhamise si dhe me dy lokale të xhamisë , taraca me nivelin e oborit të xhamisë dhe mektebit që përfshinë një dimension atraktiv dhe voluminoz të infrastruktures orientale e cila hapsirën e saj e zgjeronë apo shtrihet me një hapsirë të madhe me varrezat e vjetra të fshatit Çellopek.

Gjithashtu përballë xhamisë gjendet edhe lapidari markant i dëshmorëve nga i njëjti vendbanim.

Shpresojmë që në të ardhmen nga ky vendbanim dhe nga kjo xhami të zhvillohet një pik turistike fillimisht nga vet diaspora shqipatre.

Jusra Shabani sot, më dt.27.07.2022 mahniti dhe magjepsi xhematin dhe musliamnët e fshatit Çellopek dhe të mabrë trevave shqipatre në xhaminë e Mesme të Çellopekut të Ep. ku u organizua inaugurimi i hifzit nga hafizja e re Jusra Fatmir Shabani e lindur më dt.20.05.2010, e cila jeton me prindët e saj në Oslo të Norvegjisë.

Erdhi në pushimet verore për të ndarë me familjen , shokët dhe miqët e familjes Shabani gëzimin e përbashkët të përfundimit të hifzit apo të mbamendje së Kuranit përmendësh.

Në këtë xhami në pritje të mysafirëve dhe delagacionit nga BFI e RMV ishte nikoqiri Fatmir ef. Shabani, muhafizi hfz. Ibrahim Aliu,imami i xhamisë Gafur ef. Selmani dhe Këshilli i Xhamisëi cili vazhdimisht është në gadishmëri të përgaditjeve paraprake si njësi e vakëfit optimal dhe të mrekullueshme në mbarvajtjen e rendit dhe sigurisë në xhaminë e Mesme të fshatit Çellopek të Ep.

Hafizja Jusra Shabani, me këtë vepër eklatante theu akullin dhe përmbysi tabutë se vendet skandinave nuk njihen vetëm me djegien e Kuranit nga shoqata të ndryshme ultra-raciste apo rasti i llojit të A. B. i cili vendosi Gjykatën e Norvegjisë në një dilemë dhe sprovë të thellë.

Akademia pedagogjike e hifzit nga hafizja Jusra Shabani,na ndihmonë të zhveshim paragjykimet e Organizatave dhe Lëvizjeve të viteve 2011 me moto: “Stop islamizimit në Norvegji” !?

Këta vende evropjane padyshim se ruajnë dhe kujdesen edhe për harmoninë fetare të cilës do fe , e në këtë rast edhe të muslimanëve që jetojnë dhe punojnë në këta vende evropajne edhe nga trevat shqiptare.

Vajza dhe hafizja e Re po na sjellë mbamendejn e Kuranit të plotë ku si mësues-mualim të hifzit (mbamendjes së Kuranit ) ka pasur drejtpërsëdrejti prindët (babanë dhe nënën) e saj.

Pasi në këtë projekt nevoitet nga aspekti pedagogjik edhe një mentorë kryesorë i cili d’të përfshihet në përcjelljen e mbarëvajtjes dhe inspektimin e nxënësit-talebe që mësonë Kuranin përmendësh me sisitem dhe program për çdo ditë.

E gjithë kjo ecuri pedagogjike është zhvilluar me karakter online (në të cilin mësuesit dhe nxënësit marrrin pjesë nga vende të veçanta).

E në këtë rast prindët e hafizes kanë zgjedhur muhafizin dhe imamin e xhamisë së Rinisë -Tetovë, hfz. Ibrahim ef. Alija i cili e solli hafizen deri në ditën e solemnizimit pra xhematit të fshatit Çellopek.

Kështu ky akt i Dua Hifzit i dha një ngjyrë religjioze me dimensione të gjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sigurisht kjo përzgjedhje e prindit të hfz, Jusra Fatmir Shabani ka pasur për qëllim rëndësinë e cilësisë dhe kualitetit të mësimit të hifzit si dhe të mbajë gjallë vazhdimisht ndjenjat, nostalgjia dhe kujtesa e JUSRA SHABANIT me vendlindjen e saj dhe fshatin Çellopek-Tetovë të mbetet në kontinuitet .

Kjo u dëshmua sot ( dt. 27.07.2022) në xhaminë e Mesme në Çellopek e Ep., ku para namazit të drekës filloi manifestimi i Duasë së Hifzit dhe më pas mysafirët e ftuar u transferuan në vazhdimin e porgarmit impozant në Restorantinë “Planet” , “Planet Gold”- Kamenjan.

Ku prezentuan figura të ndryshme nga e gjith evropa – diaspora.

Manifestimi i Dua Hifzit asnjëherë nuk ka qenë më atraktiv më i dashur dhe më i bukur.

Prezentimet nga të gjitha kategoritë dhe profilet ishin të mrekullueshëm ndërsa hafizja e vogël Jusra Shabani me kostimografinë e saj dhe demonstrimin dinjitoz la përshtipje për motivmin e nxënësve – talebeve të Kuranit dhe trasoi dashurinë e vijimit të Mektebit ose mësim besimit me një elan dhe dashuri të kërkuar në të arrdhmen e trevave tona shqipatre.

Është një aktsolemnizimi i inaugurimit të një hafize të re e cila na solli hifzin nga evropa gjegjësisht nga Oslo e Norvegjisë.

Ishte magjepse dhe shumë mahnitëse lajmi se po na vin një hafize nga qyteti dhe Kryeqiteti Oslo i Norvegjisë.

Të gjith u gëzuam nga fakti se ka zgjedhur vendlindjen për këtë akt.

Ka zgjedhur vendlindjen , ka zgjedhur Çellopekun xhematin e saj,ka zgjedhur Tetovën dhe ka zgjedhur BFI RMV për të inauguruar kopletimin e hifzit në vendlindje.

Ky lajmë kaq i bukur dhe krucial po jepë një shenjë se edhe Norvegjia kultivonë gjenerata të reja me mbështetje ndaj leximit dhe mësimit të Kuranit Famëlartë.

Prindi i hafizes është një teolog i njohur i cili në bisedat paraprake shfaqi veçuritë e aspiratës për përfundimin e hifzit të vajzës së tij.

Ku edhe dëshira e tij ishte që kjo ceremoni dhe solemnitet të përshkohet nga autoritet e strukturave fetare islame të BFI në RM.

Kryetari i BFI RMV hfz.Shaqir ef. Fetahu, në komunikatën e tij u prononcua dhe tha se, ky akt i Dau Hifzit Jusra Shabani nga Oslo është një forcë dhe fuqi e cila tregonë se dëshirën e besimatrit musliman nuk mundet askush ta pengojë kudo që të jetë.

Ndërsa Kryetari i KMSHZ hfz. Mehas ef. Aliju me këtë rast deklaroi se hafizen Jusra Shabani, e kanë sy yllë dhe d’ta ruajnë si mbesë të tyre në sinxhirin e gjatë të hafizëve të familjes Alija.

Hafizja e re të gjithë këtë angazhim dhe mbamendje të Kuranit ose mus’hafit e ka kaluar dhe inspektuar përmedësh provimin dhe provave ditore para nënës së saj e cila ka dhënë një mund të pakrahasueshëm si një mentore dhe muhafize fetrë me përkushtim ndaj bijës së saj shumë të shtrenjtë.

Kjo familje na mahniti këndshëm dhe na befasoi për të mirë se mundet një nënë musliamne shqipatre në Oslo të përgadis vajzën e saj me mbamendjen e plotë të Kuranit Fisnik.

Është një rastë i rallë dhe një akt historik për diasporën dhe për vetëdijen e të rinjëve dhe të rejave në vendin tonë dhe gjithkund në trevat shqipatre dhe në evropë.

Hafizja e re dhe familja Shabani nga Çellopeku i Epër dëshmoi dhe tregoi se nuk është vendi dhe shteti ndonjëherë faktori kryesorë dhe pengesa e rramjes së nivelit të kulturës fetare se sa mungesa e vullnetit të individit dhe familjes.

Një proverb thotë: “ Vullneti bën çudira”.

Praqitja e saj në manifestimin e organizuar në xhami , si një vajzë e cila jetonë në evropë por me tipare dhe karakteristika të islamit tradicional dhe të mësimit të Kuranit përmrndësh ajo shoqeve të saj u solli nga Norvegjia mbamendjen e Kuranit në Vendlindje .

Kjo ishte dhurata më e mirë dhe simbol i arsimit , edukimit dhe shkollimit të shëndoshëqë solli haz. Jusra Shbani shoqeve të saj në fshatin Çellopek dhe më gjerë.

Ky manifestim ishte përplotë me njerëz,mysafir, besimtarë dhe autoriretet fetare dhe publike nga të gjitha strukturat e vendit.

Reflektonte me plotë entusiazëm,dashuri dhe aktivistë dhe suportë të Kuranit të troje shqiptare konkretisht në Tetovë.

Qytetarët e e fshatit Çellopek tani më të kënaqur dhe me mburje po shikojnë dhe analizojnë ngjarjene e solemnizimit dhe të iaugurimit të një hafize e cila vine nga OSlO e Norvegjisë me Kuran në dorë.

Jo, vetëm kaq , por ajo ka mësuar përmendësh Kuranin Fisnik.

Dhe tani me propozim të Muftinisë së BFI në Tetovë merr “Çertifikatën” nga Reis Ulema, Kryetari i BFI në RM me titullin e fituar “HAFIZE E KURANIT FISNIK”!

Pra shpallet publikisht si një ndër rojet e Kuranit famëlartë në trojet e evropës gjegjësisht në Oslo të Norvegjisë.

Të fillojmë ta ndërtojmë jetën me këta shkornja të shpallura nga qielli.

Të gjitha metodologjitë e skenarit të leximit të Kuranit Fisnik kërkojnë përpjekje pedagogjike dhe mbështetje nga vullneti i individitit dhe përcaktimet e tipologjisë psikologjike të rrethanave shoqërore dhe vendore.

Intenziteti dhe senzibilizimi i leximit të Kuranit Fisnik paraqet dhe alarmonë kërkesën dhe aspiratën e ngritjes së vetëdijes së shëndoshë të fesë islame dhe ndërtimin e strukturave pedagogjike të leximit të Kuranit Fisnik.

Modelet dhe mekanizmat e senzibilizimit të Kuranit Fisnik nuk janë të një metodologjie, por ata janë të ndryshme dhe varësisht nga mosha, gjendja, vendi dhe rrethanat politike.

Fjala Profetike e Muhamedit Alejhiselam :

“Më i miri prej jush është ai i cili e meson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”.

(xhxhxh!)