KE: Është koha për vendime të përgjegjshme, partitë të veprojnë në interes të qytetarëve

Komisioni evropian e përshëndet propozimin e rishqyrtuar francez për kornizën negociuese dhe mendon se i njëjti mundëson hapje të negociatave me BE-në, tha zëdhënësja Ana Pisonero. Nga KE shtojnë se janë të njoftuar për protestat kundër propozimit nga ana e opozitës dhe për qëndrimin e saj se propozimi nuk është i mirë. I ndjekim ndodhitë në Shkup dhe i thërrasim partitë politike që të punojnë në interes të qytetarëve, porositin nga KE-ja.


“E ndjekim zhvillimin e ndodhive në Maqedoninë e Veriut. Sipas nesh, tani është koha për vendime të përgjegjshme që do të mundësojnë vazhdim të procesit negociues. Propozimi i rishqyrtuar i presidencës franceze e mundëson pikërisht këtë. Nga ana jonë, i thërrasim të gjitha partitë politike që të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve të cilët tashmë një kohë të gjatë presin progres në rrugën drejt BE-së. Duhet edhe një herë të theksojmë se propozimi i presidencës franceze i merr parasysh të gjitha interesat dhe shqetësimet. “- deklaroi Ana Pisonero, Zëdhënëse E KE-së.