IMAM NEVEVI-U BONTONI DHE JETA INTELEKTUALE E TIJ

Taxhudin Hamidi -Tetovë


Kuran: Kaptina Ahzab, 39.

“ Ata që kumtojnë porosinë e Zotit, dhe vetëm Atij i frigohemi .

Dhe nuk i frigohen përveç Zotiti askujt”.

Imam Nevevi lindi në Neva në jug të Siris në vitin 631 hixhri.

Ai jetoi shume shkurtë, vdiq duke mos i mbushur fare të dyzet e pestat.

Rrjedh nga një familje mesatare me eduaktë të lartë fetare dhe intelektuale të mezhebit shafi-it.

Emri i tij i plotë është Abu Zakaira Muhyi al Din Yahay bin Sharaf Al Nawawi.

Gjuha e tij ishte gjuha arabe.

Që në moshën dhjetvjeçare filloi hifzin e Kuranit-mbamendjen e Kuranit Fisnik.

Ai si fëmij, një natë papritmas u çua dhe kaloi tek dhoma e prindëve duke u thënë : “ Se çka është kjo dritë e madhe që ka mbulaur shtëpinë tonë ” .

Prindi u zgjua për të vëzhguar dhe nuk vërejti asgjë!?

Mirpo, pas pak prindi i Imam Neveviut konfirmoi se ishte Nata e 27 e Muajit të Ramazanit.

Më pas kjo ngjarje arriti të inkuadrohet në biografinë ë Imam Neveviut si një shenjë e cila ka treguar që herët në fëmirinë e tij për vlerën dhe famën intelektuale të këtij njeriu në të ardhmen.

Imam Nevevi,kishte një dashuri të madhe ndaj leximit.

Shkruante dhe lexonte vazhdimisht, gjithkund por, edhe në rrugë.

Mbrenda një dite ai i mësonte 12 leksione-derse.

Nëse llogaritet jeta e tij dhe volumi i shkrimit mund të thuhet se ai për çdo ditë ka shkruar nga pesdhjetë faqe.

Shkruante i uritur ( duke agjëruar) .

Kishte një llogari shumë intresante pse shkruante dhe lexonte i uritur dhe pse frigohej të flejë.

Ai frigohej të flejë se pastaj duhej të largohej nga zyra dhe katedra e tij për të marrë abdest.

Apo rinte i uritur sespe më pasa duhej të shtronte shutën e ushqimit .

Të gjitha këta ai i konsideronte mënyra dhe forma të cilat mud të pengojnë në studimin dhe redaktimin e tij në fushën e shkrimit dhe botimit.

Kjo tregonë se ai ishte një talent dhe dashamirë i leximit, mësimit, shkrimit dhe studimit.

Nevojat e jetës asnjëherë nuk i vendosi para nevojave të mësimit të hadisit dhe shkollës së saj.

Ai mbeti drejtor i katedrës së hadisit (Dar al Hadith ) në Damask deri në vdekjen e tij.

Shokët e donin dhe i ofronin të ndajë kohë që të loz me ta.

Ai i donte shokët por shmangej nga lozja e tyre.

Nga insistimi i shokëve për të luajtur ai largohej dhe apstenonte vazhdimisht, thuhet se edhe ka qarë që të kuptojnë se gjëja më e mirë që i paraqet kënaqësi nuk është se leximi dhe studimi i tij.

Nga mosha shtatmbëdhejt vjeçe ai kaloi në Damask.

Ai si një student qëndronte vazhdimisht i zgjuar natën … !

Për Imam Nevevin thuhet se ai kishte frigë të përgadiste vetetn për pushim – gjumë kështu që ai flente shumë pak, edhe nëse flente ai flente mbi librat e tij.

Ishte nga ata që shumë adhuronte Allahun xh.sh.

Gjithnjë i angazhuar me agjërim.

Përgaditja dhe kujdesi ndaj ushqimit nuk duket se i merrte kohën e konsideruar.

Në një ditë dhe natë hante ushqim vetëm një herë dhe një herë pintë ujë.

Hante në mbrëmje (iftarë) dhe pinte ujë në pas mesnate ( imsak ) për të filluar agjërimin e ditës së nesërme.

Imam Neveviu edhe pse jetoi shkurtë ai la një sërë veprash të njohura në katalogjet e literaturës islame.
Vepara e tij e njohur është Rajad us Salihin.

Kjo vepër është vepra e cila gjednet në çdo xhami dhe në çdo qendër islamë në botë.

Kjo vepër është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Vepra e Imam Neveviut, nuk mungonë edhe tek gjuhët e musliamnëve në evropë e në veçanti në ballkan.

Pra, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, boshnjake dhe maqedonase.

Imam Neveviu nuk ishte nga alimët e mëdhenjë të kohës së tij.

Mirpo, sinqeriteti, pastërtia , drejtësia ,korektësia dhe friga nga përgjegjësia atë e bëri të njohur në gjithë botën islame.

Kështu që vepra e tij me emrin “Rajadussalihin”, ka qenë një indeks për musliamnët e trevave tona dhe kudo në botë dhe të prijësve të tyre fetarë.

Mund ta quajmë si një operativë e shkollës dhe komunës të cilat bashk ruajnë rendin dhe edukojnë gjeneratat.

Kriza e identitetiti apo konformizmi:

Iniciativa e njohur në kohën e Imam Neveviut.

Në kohën e Imam Neveviut kishte lindur një iniciativë me mjete ushtarake apo tubimi i forcave ushtarake për çlirimin e disa vendeve nën okupimin e të huajëve.

Kryeinciatori kishte qenë një njeri me posedime të theksuara materiale dhe me influencë të autoritetit birokrat dhe politik.

Ai kishte kërkuar nga ulematë, e asaj kohe që të sjellin një Fetva në lidhje me tubimin e mjeteve materiale në ngritjen e projekteve për organizimin e ushtrisë islame kundër vendeve të e ukupuara nga ushtarë të huaj.

Të gjith ishin pajtuar në një iniciativë të tillë.

Secili nga antarët e Mexhlisit të Ulemasë apo Klubit të Imamëve e kishin mbështëtur iniciativën për tubimin e mjeteve material për organizimin e ushtrisë islame kundër okupatorit.

Ata pas sjelljes së Fetvasë firmosën një nga një fetvanë, përveç një imamit.

Ky imam ishte Imami Nevevi nga Damasku.

Iniciatori i kësaj iniciative dhe këtij projekti kishte pyetur se a e kanë nënshkruar të gjithë imamët fetvanë.

Përgjigja ishte se po, përveç një imami me emrin Imam Nevevi, i cili ka shfaqur rezervat e tij në miratimin e kësa fetve.

Pas këtij lajmi u kërkua të ia sjellin Imam Neveviun dhe të ndëgjojnë prononcimin e tij.

Pasi ia sollën dhe erdhi Imam Nevevi ai u pyet pse nuk e ke hedhur firmën në Fetvanë e sjellur nga Mexhlisi i Ulemaveve?

Imam Nevevi, i drejtohet inicuesit të iniciativës për sjelljene e fetvasë, duke i thënë se ti si person ke qenë një afarist i mirë dhe ke qenë prokurorrë, kështu që ndër ne, ti njihesh me pasuri të konsiderueshme.

Nëse ti pasurinë tëndë fillimisht e vendosë si garancë para kësaj nisme , konkretisht në këtë fondë të kësaj iniciative unë do të jemë imami i parë që do e nënshkruaj edhe nëse i gjithë trupi i Mexhlisit të Ulemave e kundërshtojnë kërkesën e juaj.

Imam Nevei me refuzimin e hudhjes së firmës në kërkesën e Fetvasë tregonë se ai i ka njohur edhe rrethanat politike dhe të strukturave të kohës në të cilën ka jetuar.

Por njëkohësisht ka treguar se ka qenë një muxhtehid me përmasa të gjëra dhe të vërteta.

Ai me këtë gjest ka dashur të mbrojë procedurat e fetvasë nga imponimi i autoriteve dhe distanca e oportunizmit kalsik!

Si dhe të largojë krizën e identitetit dhe natyrëne konformizmit tek intelektualët,studjuesit dhe gjykatësit e asaj kohe.

Pra, biografija e Imam Neveviu paraqet formën e demonstrimit më reale në përpunimin e vendimeve të publikuar në shoqërinë ku ka jetuar ai vet.

Çdokohë ka pasur mënyrën e arritjeve përmes materialeve juridike dhe fetaro publike të cilat ndonjëherë kanë shantazhuar, kërcënuar, rezistuar mbi identitetitine intelektualit.

Mirpo edhe ajo kohë proceduart juridik dhe vendimet fetare dhe politike përsëri i ka pasur të varura nga sinqeriteti intelektualëve dhe ulemasë islam të cilat kanë qenë të iauguruar që çdo zgjidhje të marrë tiparet në bazë të Kuranit, Sunetit dhe të burimeve të shëndosha shkencore.

(xhxhxh!)