Bashkimi Europian duhet të saktësojë se shtete që nuk zbatojnë demokraci faktike nuk kanë vend në gjirin e saj

Ejup Berisha


Si po duam të antarsohemi ne në Bashkimin Europjan pa Demokraci, ne në fakt kemi demokraci formale të shpallur dhe prezente në akte formale juridike si në Kushtetutë dhe ligje por ajo që mungon është demokracia faktike apo ajo e që zbatohet. Kjo ka munguar hiç më pak se tridhjet vite nga shpallja e pavarsisë së Maqedonisë nga ish Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar. Edhe në ish sistemin socialist nuk mungonte fjala demokraci edhe atëher në mënyra të ndryshme mundoheshin që ta përmendnin demokracinë. Nuk e di a ju kujtohet ai termi shumë i pëdorur Centralizmi demokratik ky term përdorej atëher për ta arsyetuar centralizimin e pushtetit kinse kjo qështje ishte bërë me pajtimin dhe vullnetin e qytetarëve atëher. Edhe pse centralizimi nuk është element i demokracisë por i sistemit monist ku dominon njëmendësia. Demokracia nuk e përfillë konceptin e Centralizimit apo të përqëndrimit të forcës dhe ndikimit në një qendër të vetme. Pra demokracia e përkrah dhe mundohet ta zbaton decentralizimi. Edhe pse demokracia propagandohej edhe në ish sistemin socialist ajo atëher ishte vetëmse demokraci formale. Demokraci formale kemi edhe sot në këtë sistemin e ri të ashtuquajtur pluralist. Edhe përkundër pretendimeve se ngadhnjeu demokracia dhe pluralizmi megjithatë shumë praktika dhe vese të ish sistemit monist socialist kanë mbetur në funkcion edhe në sistemin në të cilin jetojmë ne sot. Kjo flet se Demokracia e sotme është e mangët. Kjo në të shumtën e rasteve nuk funkcionon apo është vetëmse formale. Po të ishte faktike ne do ta pranonim se është. Prandaj nuk thuhet kot se ujku qimen e ndryshon por zanatin dhe praktikat e të bërit dëm nuk i harron. Edhe ne e ndryshuam sistemin por jo edhe çasjet dhe praktikat e zbatimit të monizmit këto i kemi prezente edhe sot. Në një sistem demokratik pjesmarrja e qytetarëve në proceset politike duhet të jetë më e madhe dhe faktike e jo vetëmse formale. Në sistemet e realta dhe të mirfillta demokratike qytetarët duhet të jenë pjesmarrës aktiv në procesin e marrjes së vendimeve apo këta duhet të kenë mundësi ndikimi mbi procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme në shoqëri. Të cilave vendime të atyre që i tangojnë apo kanë të bëjnë me realizimin e nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Gati dy dekada jo vetëm këtu te ne në RMV por edhe në shtetet e rajonit tonë bile edhe në ato të botës askush më nuk flet për demokracinë. Pra gjatë kësaj periudhe që nuk është e paktë kemi mungesë demokracie. Dhe me këtë mungesë demokracie ne si shtet ja kemi mësy antarsimit në BE. Disi e pakuptimtë kjo duke e pasur parasyshë se Bashkimi Europjanë është organizatë ndërkombëtare e cila është krijuar për ta promovuar zhvilluar dhe zbatuar demokracinë në praktikë e jo vetëmse në teori. Atëher si është e mundur që ne të aplikojmë për antarsim në BE kur na mungon Demokracia faktike unë prap do të themë ne këtu nuk na mungon demokracia formale ajo është njëra ndër vlerat kushtetuese bashk me pluralizmin dhe me ekonominë e tregut të lirë mirëpo demokracia formale është jofunkcionale pa atë faktike pra ne na duhet demokraci funkcionale apo demokraci e gjallë demokraci e zbatueshme.Prandaj edhe institucionet e BE-së scriningun duhet ta përqëndrojnë në procesin e zbatimit të deritashëm të Demokracisë këtu në RMV dhe të insistojnë që në shetin tonë të merremi më shumë me procesin e zbatimit praktik dhe real të demokracisë